Ambasadori francez tregon se si Kosova mund të kontribuojë në sigurinë e Evropës

by informim peje

Mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, mysafirë ishin ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde dhe ai i Frances Olivier Guerot, me të cilët u diskutuan shumë tema me rëndësi, nga politika por edhe fusha të tjera.

S’kishte si të mungonte edhe tema e sigurisë, në veçanti situata në veri.

banner

Lidhur me këtë, ambasadori Guerot, pati edhe porositë e tij.

Ai në Klan Kosova tha se Kosova mund të kontribuojë në sigurinë e Evropës, është të mos eskalojë situata në veri.

“Të veprojë në mënyrë aktive dhe të mundohet të zgjidh çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Dhe një tjetër kontribut do të ishte të mos eskalohet situata në veri”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy