Kaja Kallas me mesazh të qartë nga Beogradi: Serbia duhet të zgjedhë rrugën evropiane dhe parimet demokratike

by engel

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka përcjellë një mesazh të prerë gjatë vizitës së saj zyrtare në Beograd: Serbia duhet të përkushtohet ndaj rrugës evropiane duke qëndruar besnike ndaj parimeve demokratike.

“Mesazhi im për autoritetet në Beograd është i qartë. Unë dua ta shoh Serbinë duke avancuar drejt BE-së. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë drejtimin strategjik. Kjo bëhet më së miri duke rivendosur besimin dhe duke iu qëndruar besnike parimeve demokratike,” shkroi Kallas në platformën X pas takimeve me zyrtarët serbë.

banner

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Kallas zbriti në aeroportin e Beogradit, ku u prit nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq. Më pas, ajo zhvilloi një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Sipas njoftimit zyrtar nga presidenca serbe, në këtë takim u diskutuan çështje kyçe gjeopolitike, situata e sigurisë në rajon, dialogu Beograd-Prishtinë, si dhe rruga evropiane e Serbisë.

Vizitë që vjen në një moment kritik
Vizita e Kallas në Serbi ndodh vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit Vuçiq në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin – një zhvillim që ka nxitur shqetësime në Bruksel. Zyrtarë të BE-së kanë bërë thirrje për një qëndrim më të qartë ndaj Serbisë, në veçanti për sa i përket pozicionimit të saj në raport me agresionin rus në Ukrainë dhe angazhimet e saj ndaj vlerave perëndimore.

Kallas u kujdes që gjatë vizitës të theksojë se rruga drejt BE-së nuk është automatike, por e kushtëzuar me reforma, përkushtim ndaj demokracisë dhe respektim të politikave të përbashkëta të BE-së në fushën e jashtme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy