Kaja Kallas: Planifikoj t’i ftoj në Bruksel përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt për të folur për hapat konkret përpara

by engel

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për të ardhmen evropiane të Serbisë.

Në një deklaratë zyrtare, Kallas ka nënvizuar se raportet mes dy vendeve nuk duhet të kufizohen vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve, por kanë një peshë të drejtpërdrejtë në rrugën e integrimit evropian të Beogradit.

banner

“Ka ardhur koha të tejkalohet e kaluara dhe të përqendroheni në të ardhmen e përbashkët. Planifikoj t’i ftoj në Bruksel përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt për të folur për hapat konkret përpara,” deklaroi Kallas.

Ajo theksoi se dialogu ndërmjet dy palëve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara”, duke bërë thirrje për angazhim të sinqertë dhe konstruktiv nga të dyja qeveritë.

Deklarata e Kallas vjen në një moment kritik për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndërsa përplasjet dhe tensionet e herëpashershme midis Kosovës dhe Serbisë kanë shtyrë përpara shqetësimet për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendeve të përfshira.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy