Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ndjekur mbrëmë finalen e Trepçës me Bashkimin në basketboll bashkë me kundërkandidatin e tij të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bedri Hamza në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ata dy bashkë pas ndeshjes u panë duke shijuar disa ushqime që ishin përgatitur për këtë ndeshje.
“Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza”, ka shkruar iniciativa që çoi ushqimin atje.
Ajo ka shpërndarë edhe fotografitë e dy politikanëve bashkë.
Kurti dhe Hamza kanë uruar Trepçën për titullin e dytë radhazi dhe të gjashtin në histori.