Macron godet hixhabin: Propozim për ndalim për vajzat nën 15 vjeç ndez debatet në Francë

by informim peje

Partia e Rilindjes e presidentit francez Emmanuel Macron propozoi sot një ndalim të hixhabit për vajzat nën moshën 15 vjeç, pasi ai urdhëroi ministrat të përgatisin një përgjigje ndaj një raporti që akuzonte Vëllazërinë Myslimane për kryerjen e një fushate të fshehtë për të islamizuar vendin.

Ish-kryeministri francez dhe kreu i partisë së Rilindjes, Gabriel Atal, propozoi një ndalim për “të miturit nën moshën 15 vjeç që mbajnë shami në hapësirat publike”, duke shtuar se hixhabi “minon seriozisht barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve”.

banner

Atal i tha gazetës Parisienne se ai gjithashtu dëshiron të vendosë ndëshkime për prindërit që i detyrojnë vajzat nën 18 vjeç të mbajnë shami.

Propozimet e Atal u kritikuan nga disa deputetë të krahut të majtë, dhe zyrtari i Partisë Socialiste Jerome Gedj e akuzoi Atalin se “po ndjek të djathtën ekstreme” dhe “po e kthen sekularizmin francez kundër myslimanëve”.

Sipas ligjit aktual francez, nëpunësit civilë në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë shkollat ​​dhe spitalet, nuk mund të mbajnë simbole fetare si një kryq i krishterë, një kippah hebraik, një çallmë sikhe ose një shami myslimane, sipas Guardian.

Në vitin 2004, Franca ua ndaloi vajzave mbajtjen e shamisë në shkollat ​​publike, së bashku me ndalimin e të gjitha simboleve të tjera fetare si kryqet ose çallmat, dhe qeveria franceze po debaton aktualisht për një ligj të ri që do të ndalonte shaminë në garat sportive vendase.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy