Një tjetër grabitje e armatosur ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Pejës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar pompën e derivateve DHF, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe duke trembur rëndë stafin e pranishëm.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se grabitësit janë larguar nga vendngjarja me veturën e tyre, ndërsa Policia është njoftuar menjëherë dhe ka nisur një operacion intensiv për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, jo vetëm për stafin e pompës, por edhe për qytetarët, ndërkohë që autoritetet kanë vendosur në lëvizje njësitë hetimore dhe patrullat në gjithë rajonin.
Shqetësues mbetet fakti se grabitjet e armatosura janë në rritje, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë publike dhe masat parandaluese në zonat e frekuentuara të biznesit.