Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 19:45 kanë pranuar informacionin për dyshimet mbi një vetaksident. Menjëherë pas raportimit, njësitet relevante policore dhe mjekët emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, mashkull rreth 15 vjeç, ishte pa shenja jete,” thuhet në pergjigjen e Policisë.
Hetuesit janë duke punuar me përkushtim dhe kujdes të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me aksidentin fatal. Aktualisht, rasti është duke u trajtuar si vetaksident, por hetimet janë ende në zhvillim.