Vrasja e dy diplomatëve izraelitë në Uashington: Ambasada amerikane në Kosovë shpreh ngushëllime dhe solidaritet

by informim peje

Ambasada e ShBA-së në Kosovë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy diplomatëve izraelitë që u vranë në Uashington e të cilët ishin punonjës në ambasadën izraelite në Amerikë.

“Qëndrojmë me komunitetin hebre në Kosovë dhe në mbarë botën, në solidaritet me ambasadoren Tammy Ziv dhe kolegët tanë izraelitë dhe hebrenj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në rrjetin social “X”.

banner

Gjatë ditës, Ambasada e Izraelit në Uashington i ka publikuar emrat dhe fotografinë e çiftit që u vra.

Ata quheshin Yaron dhe Sarah, sipas njoftimit të ambasadës. Të dy ishin pjesë e stafit të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat ishin “në kulmin e jetës së tyre”, ka shkruar ambasada izraelite në rrjetin X, ku shtohet se stafi është “zemërthyer e i shkatërruar” nga ky rast.

“Asnjë fjalë nuk mund ta shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme” thuhet tutje në postimin në X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy