Zyrtare: Raphinha rinovon me Barcelonën deri në vitin 2028

by Nexhat

FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin brazilian Raphael Dias “Raphinha”, i cili do të qëndrojë në “Camp Nou” deri më 30 qershor 2028. Lajmi u bë i ditur këtë të enjte përmes një komunikate zyrtare nga klubi katalanas.

Raphinha nënshkroi kontratën e re në ambientet e klubit në prani të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv Deco, ndër të tjerë.

banner

Ky rinovim është një shenjë besimi dhe vlerësimi për kontributin e brazilianit, i cili është shndërruar në një element të rëndësishëm në projektin sportiv të Barcelonës. Me një stil loje shpërthyes dhe teknikë të lartë, Raphinha ka fituar zemrat e tifozëve dhe vlerësimin e trajnerëve.

Klubi ka vendosur të vazhdojë me të në një periudhë të rëndësishme ndërtimi dhe rikthimi në majat e futbollit evropian, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të vazhduar të shkëlqejë me fanellën blaugrana

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy