15-vjeçari humbi jetën në aksident me biçikletë – Shkolla e përshëndet me lot e dhimbje nxënësin shembullor

by informim peje

Erion Bytyqi, nxënës i klasës së nëntë, humbi jetën dje si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë në rrugën për në fshatin Bërnicë.

Për këtë rast ka reaguar edhe shkolla ku mësonte 15-vjeçari, duke shprehur dhimbje dhe pikëllim të thellë për humbjen e një nxënësi që, siç thuhet në njoftim, ishte shembull i shkëlqyer dhe djalë i edukuar.

banner

“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi. Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij. Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin”, shkruhet tutje në reagimin e shkollës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy