13
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë – Vushtrri.
Një automjet i punës ka goditur një veturë të tipit Mercedes A-Class në fshatin Kçiq, raporton media lokale “Jepi Zë”.
Vetura është goditur teksa po shkonte në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtimin duke përfunduar brenda servisit të automjeteve.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autombulanca për të transportuar të lënduarit, ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.