Raportet në Itali pretendojnë se Kevin De Bruyne ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm te Napoli gjatë afatit kalimtar të verës, pas një periudhe 10-vjeçare në Ligën Premier me Manchester Cityn.
Reprezentuesi belg do të largohet nga Manchesteri në fund të kontratës së tij me Cityn në qershor, dhe raportet e javëve të fundit sugjerojnë se ai është afër transferimit te Napoli, ekipi që shpreson të fitojë titullin në Serie A, si lojtar i lirë.
Raportimet nga Sky Sport Italia dhe ato nga Belgjika pretendojnë se De Bruyne tani ka dhënë ‘miratimin e tij të plotë’ për një transferim te Napoli këtë verë.
Jeta personale dhe familjare e De Bruyne ka qenë një pjesë kyçe e procesit të vendimmarrjes dhe raportet e së premtes pohojnë se ai është i kënaqur që kërkesat e tij personale do të përmbushen në Napoli.

Edhe gruaja e lojtarit ka qenë së fundmi për të vizituar nga afër qytetin.
Ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për kushtet personale. Sky sugjeron se tani do të varet nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nëse Napoli do ta mbyllë marrëveshjen apo jo.
Raportimet e së premtes pohojnë se topi tani është në fushën e Napolit