Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

by Nexhat

Manchester United i ka vënë në dispozicion të gjithë lojtarët e skuadrës së tyre për shitje pas humbjes së mbrëmshme në finalen e Ligën e Evropës, sipas mediave angleze.

Ata jo vetëm që humbën një trofe të madh, por edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, me Djajtë e Kuq që do të humbasin futbollin evropian sezonin e ardhshëm.

banner

Humbja e ka lënë Man United në një situatë të vështirë financiare përpara verës, e cila do të shënojë parasezonin e parë të Ruben Amorim pas emërimit të tij në postin e trajnerit nëntorin e kaluar.

Hierarkia e klubit, e cila përfshin emra si Sir Jim Ratcliffe dhe Omar Berrada, shpresonte të fitonte 100 milionë euro nga kualifikimi për Ligën e Kampionëve

Pa një vend në Ligën e Kampionëve, Man United mund të detyrohet të ndërmarrë veprime drastike.

Sipas Mirror, Man United do të “dëgjojë ofertat për çdo lojtar” pas zhgënjimit në finalen e Ligës së Evropës.

Asnjë lojtar nuk do të jetë “imun nga shitja”, që do të thotë se kapiteni i klubit Bruno Fernandes mund të shitet këtë verë për të zgjidhur “vrimën e zezë financiare katastrofike” të klubit.

Fernandes është lidhur fort me një largim nga Old Trafford.

Skuadra e Ligës Profesionale Saudite, Al Hilal, ka kontaktuar kampin e lojtarit në lidhje me një transferim.

Ata janë të përgatitur të thyejnë rekordin britanik të transferimeve dhe t’i paguajnë atij afër 200 milionë euro për një kontratë trevjeçare.

Duke folur pas humbjes së Man United në Bilbao, Fernandes ofroi të largohej nga Old Trafford nëse ata donin të përfitonin nga ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy