Elvis dhe Belina Pupa përballen me drejtësinë, akuzohen për kultivim të kanabisit në Australi

by Nexhat

Elvis dhe Belina Pupa, një çift i njohur për publikun shqiptar, ndodhen në qendër të një hetimi serioz në Australi, ku akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, raporton media australiane adelaidenow.com.au.

Sipas informacioneve të publikuara, Belina Pupa, 39 vjeçe, është paraqitur këtë javë në gjykatë në Adelaide, pasi akuzohet se ka mbjellë 43 bimë kanabisi në pronën e saj në Ascot Park. Prokuroria australiane ka theksuar se aktiviteti i paligjshëm ka ndodhur në periudhën janar-prill 2025. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, aktori i humorit Elvis Pupa, i njohur për publikun shqiptar për rolet në spektakle të njohura, raportohet se është larguar nga Australia dhe është në arrati.

banner

Në sallën e gjyqit, avokati i zonjës Pupa kërkoi që gjykata të mos kufizojë lëvizjet e saj jashtë vendit, duke theksuar se ajo ka angazhime profesionale ndërkombëtare. Sipas mbrojtjes, Belina Pupa është punonjëse sociale dhe terapiste, me klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi, dhe shpesh udhëton për qëllime pune, deri në tre muaj në vit në Shqipëri.

Foto: Instagram

“Zonja Pupa ka biznese aktive në disa shtete dhe udhëton rregullisht për to. Kufizimi i lëvizjes do të dëmtonte rëndë veprimtarinë e saj profesionale”, citohet të ketë thënë avokati i saj.

Megjithatë, prokurorët e çështjes kanë kërkuar refuzimin e kërkesës për leje udhëtimi, duke theksuar natyrën e rëndë të akuzave dhe faktin se bashkëshorti i saj është aktualisht i pakapshëm për autoritetet.

Vendimi përfundimtar i gjykatës lidhur me lirinë e lëvizjes së Belina Pupës pritet të merret javën e ardhshme.

Ky zhvillim ka nxitur interes të madh në opinionin publik shqiptar, për shkak të profilit të lartë të çiftit, sidomos të Elvis Pupës, i cili prej vitesh është pjesë e industrisë së argëtimit. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga ana e aktorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy