Energjia elektrike e ardhur në Kosovë gjatë vitit 2024 ishte tregtuar nga kompania EFT & NOA e prodhuar në Republika Serbe

by engel

Furnizimi me energji elektrike po bëhet një nga temat kryesore për Kosovën, sidomos për bizneset të cilat sipas një vendimi të ZRREs, nga 1 qershori janë të detyruara të dalin në tregun e lirë për blerje dhe furnizimin me energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike është proces i ndërlikuar, ka shumë pengesa dhe ajo që është me rëndësi të madhe, çmimet janë shumë të larta.

Gjatë vitit 2024, kompania serbe EFT, në pronësi të Vuk Hamoviç, kontrolloi pjesën më të madhe të linjave të transmisionit nga Mali i Zi drejt Kosovës, duke dominuar tregun e energjisë elektrike në rajon. Energjia e importuar në Kosovë, kryesisht e ardhur nga Mali i Zi, u soll nga kompania Noa Energy Trade nga Tirana.

banner

Në ankandet e SEECAO në Podgoricë u zbulua se EFT bleu kapacitetet ndërkufitare Mali i Zi-Kosovë për periudha të gjata, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet dhe rrjedhën e tregut. Në këtë sistem ankandesh rajonal, tregtarët që kontrollojnë linjat e transmisionit kanë ndikim të madh mbi tregun e energjisë.

Buletini Ekonomik analizoi ankandet e SEECAO dhe gjeti se EFT dominoi si në ankandet vjetore, mujore dhe ditore, duke e bërë një lojtar kyç në importin e energjisë elektrike për Kosovën. Në disa raste, kapacitetet e transmisionit drejt Kosovës u blenë edhe nga dega e EFT-së në Kosovë, megjithëse kompania nuk figuroi zyrtarisht si importuese e energjisë.

Energjia elektrike e ardhur në Kosovë përmes Mali të Zi kryesisht u prodhua dhe eksportua nga Bosnja dhe Hercegovina, veçanërisht nga rajoni i Republika Srpska, ku EFT ka kapacitetet kryesore të saj, kryesisht nga rezervat e qymyrit dhe hidrocentralet.

Përderisa EFT dominoi ankandet për linjat Bosnje-Mali i Zi, Noa Energy Trade ishte aktive vetëm në segmentin Mali i Zi-Kosovë. Sipas SEECAO, energjia elektrike e importuar në Kosovë nga EFT vetëm për në vitin 2024 arriti në 100 megavat/orë./Buletiniekonomik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy