Trajneri i Real Madridit dhe Carlo Ancelotti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Real Madridi ka njoftuar edhe zyrtarisht ndarjen e rrugëve me trajnerin italian, Ancelotti pas një epoke të dytë shumë të suksesshme së bashku.
“Trajneri i Real Madridit dhe Carlo Ancelotti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mandatit të tij si trajner i Real Madridit”.
“Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror”, thuhet në njoftim.
👏 #GraciasCarlo 👏 pic.twitter.com/s5V0dk8uo1
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 23, 2025
Ndryshe, Ancelotti e ka udhëhequr ekipin spanjoll drejt një prej periudhave më të suksesshme në historinë e tyre 123-vjeçare dhe është bërë trajneri me më shumë tituj në histori: 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të Evropës, 2 tituj La Liga, 2 Copa del Rey dhe 2 Superkupa Spanjolle. Në total, 15 tituj gjatë gjashtë sezoneve që ai ka qenë me klubin mbretëror
Nesër (e shtunë), “Santiago Bernabeu” do t’i bëjë nderim atij në atë që do të jetë ndeshja e fundit e Carlo Ancelottit si trajner i Real Madridit.
Xabi Alonso pritet të vijë si pasues i tij te Los Blancos
🤍 GRACIAS.#GraciasCarlo
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 23, 2025