Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

by Nexhat

Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ndodhet aktualisht për vizitë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas informacioneve të portalit Kossev, ende të pakonfirmuara, ajo aktualisht ndodhet në Shtëpinë Evropiane në Veri

banner

Më herët, ajo kishte qëndruar në ndërtesën e Gjykatës dhe nuk dha deklarata për media.

Përndryshe, Bashkimi Evropian në Kosovë nuk i ka njoftuar mediat për vizitën e saj të sotme në Veri.

“Siç u bindëm edhe vetë në vendngjarje, nga kolegët e pakët nga ekipet mediatike që hasëm në terren, përfshirë edhe redaksitë në gjuhën shqipe, nuk ishin të informuar për vizitën, por e kishin marrë vesh përmes burimeve të tyre, shkruan ky portal

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy