Komuna e Prishtinës deklarohet për marrëveshjen e arritur me “Pastrimin”, e quan të panevojshme grumbullimin e punëtorëve

by Nexhat

Komuna e Prishtinës është deklaruar për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi”, ku janë diskutuar kërkesat e parashtruara nga sindikata.

Në njoftim thuhet se në takim janë diskutuar kërkesat e parashtruara nga sindikata, transmeton Telegrafi.

banner

“Njëra ndër kërkesat kryesore – kontrata për menaxhimin e mbeturinave sipërfaqësore, në vlerë prej 1.5 milionë euro, tashmë është nënshkruar nga të dyja palët. Sa i përket kërkesave të tjera, përfshirë pagesën retroaktive për pesë muaj dhe nënshkrimin e kontratës bazike për shërbime të rregullta të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, është propozuar që të shqyrtohen mundësitë për zgjidhje brenda kompetencave ekzekutive dhe legjislative të Kryeqytetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, bëhet e ditur nga Komuna e Prishtinës.

Tutje, theksohet se lidhur me zgjidhjen e statusit të ndërmarrjes, përfaqësuesit e ndërmarrjes janë njoftuar se është zhvilluar një takim i thirrur nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, me kryetarët e komunave tjera aksionare, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të inicuar menjëherë procedurat e decentralizimit të ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Kryeqyteti mbetet i përkushtuar për të trajtuar me seriozitet dhe përgjegjësi të gjitha çështjet që ndërlidhen me funksionimin e ndërmarrjes dhe mirëqenien e punonjësve të saj. Prandaj, konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Ndërkohë, grumbullimi i mbeturinave në gjithë territorin e Kryeqytetit, përfshirë edhe fshatrat përreth, po vazhdon të realizohet 24/7 përmes operatorëve të kontraktuar nga Komuna e Prishtinës, si masë e menjëhershme pas situatës emergjente të krijuar së fundmi”, vijon njoftimi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy