Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

by Nexhat

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se është aranzhuar ndeshja miqësore Kosovë – Komoret. Kjo përballje do të zhvillohet më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Komoreve renditet aktualisht në vendin 105 të ranglistës së FIFA-s. Komoret kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës 2024, që do të mbahet në Marok gjatë muajit dhjetor dhe gjithashtu kanë ambicie për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

banner

Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, që nisin në shtator.

Të kujtojmë se miqësorja ndaj Armenisë, e cila është konfirmuar më herët, do të luhet më 6 qershor, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto dy përballje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar ekipin dhe për të ndërtuar formacionin më të mirë për sfidat që e presin Kosovën në ciklin e ardhshëm kualifikues

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy