Kuvendi nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë

by Nexhat

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme.

Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës plenare në orën 12:00.

banner

Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik.

Në këtë periudhë tranzitore, përpara se të nisë legjislatura e re, në Kuvend pritet të mbahen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura. Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqyrtohen ligje të reja, pasi, sipas Kushtetutës, është e ndaluar miratimi i ligjeve 60 ditë përpara se t’u mbarojë mandati deputetëve.

Pritet që më 9 shtator të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në këtë seancë të parë, do të betohen deputetët e rinj, si edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy