Alejandro Garnacho pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester Unitedi, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij.
Sipas mediumit ESPN, Garnacho ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.
Udha e largimit është bërë më e qartë pasi anësori u la në stol për finalen e Ligës së Evropës dhe mënyra se si reagoi ndaj kësaj pas ndeshjes.
Alejandro Garnacho looking increasingly likely to leave Man United this summer. Player and representatives not happy with his reduced role in the Europa League final or how it was handled. https://t.co/fqtrlBrlbB
— Rob Dawson (@RobDawsonESPN) May 23, 2025
Në përgjithësi, Garnacho është i pakënaqur me rolin e tij të zvogëluar në skuadër që kur Ruben Amorim mori drejtimin e ekipit në fund të vitit të kaluar
Palët pritet të takohen në ditët në vijim për të diskutuar të ardhmen dhe mundësinë e largimit të tij.

Garnacho ishte në shënjestër të Chelseat dhe Napolit në afatin kalimtar të janarit, dhe të dy klubet kuptohet se kanë ende interes.
Përveç kësaj, pritet që në garë të bashkohen edhe klube të tjera nga Liga Premier, por edhe nga Superliga e Arabisë Saudite