Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

by Nexhat

Bisedimet midis Manchester Cityt dhe Milanit për Tijjani Reijnders vazhdojnë dhe thuhet se kanë arritur në një ‘fazë të avancuar’.

Mesfushori holandez është prioriteti i Man Cityt në mesfushën qendrore dhe gjigantët e Ligës Premier po përpiqen të sigurojnë nënshkrimin e tij para Kupës së Botës për Klube.

banner

Gazetari i Sky Sport Italia, Peppe Di Stefano, i përshkruan negociatat midis Milanit dhe Manchester Cityt për Reijnders në një “fazë të avancuar”.

“Kemi raportuar prej disa ditësh se Milani mund të shesë një lojtar të madh menjëherë pas përfundimit të sezonit, përkatësisht Tijjani Reijnders. Bisedimet me Manchester Cityn janë në një fazë të avancuar”, ka thënë gazetari i Sky nëpërmjet PianetaMilan.

Reijnders ka nënshkruar së fundmi një zgjatje kontrate me Milanin, por 15 golat dhe pesë asistimet e tij në 53 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon kanë tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mira në Evropë, përfshirë Real Madridin.

Manchester City e kishte kërkuar tashmë yllin e Milanit në afatin kalimtar të janarit.

Milani nuk ka arritur të kualifikohet për në garat evropiane për sezonin 2025/26, kështu që mund të detyrohet të shesë një nga yjet e tij për arsye financiare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy