Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

by Nexhat

Pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e përjashtoi mundësinë që Fatmir Limaj i Nismës të marrë pozitën e kryeparlamentarit, deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila është bashkëkryetare e partisë Guxo, u tregua edhe më e ashpër në përgjigje kur  u pyet sot pas seancës për ambicien e Limajt.

Ajo tha se të gjithë në koalicionin Vetëvendosje-Alternativa-Guxo mendojnë që një parti me tre deputetë në Kuvend s’mund ta kërkojë pozitën e kryekuvendarit.

banner

“Të gjithë jemi të një mendje që një parti e cila ka tre deputetë në Kuvend nuk mund të kërkojë pozicionin e dytë në shtet, por që zgjidhjet dhe marrëveshjet duhet të jenë parimore. Nëse z. Limaj është i gatshëm për një bashkëpunim në kuadër të institucioneve atëherë ne jemi treguar të hapur për këtë bashkëpunim. Por, nuk duhet ta ngatërrojmë çështjen e pazarit kush jep më shumë merr më shumë. Diskutimi ynë është parimor dhe diskutimi ynë është i bazuar në atë se çka është logjike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy