PEJË/ Policia sekuestron 14 motoçikleta e shqipton 40 gjoba për kundërvajtje

by Nexhat

Policia në Pejë ka bërë të ditur se ka sekuestruar 14 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё shqiptuar gjoba pёr kundёrvajtjet ‘mosposedimi i lejes pёr vozitje’, ‘mosposedimi i kategorisё pёrkatёse’, ‘ngasje e mjetit pa regjistrim’ dhe kundёrvajtje tjera.

Policia tha se janё shqiptuar 40 gjoba ndaj këtyre kundёrvajtёsve.

banner

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejë tha se ka hartuar planin operativ “Motoçikletat 2025”, i cili ёshtё duke u realizuar nga data 20.05.2025, nё qytetin e Pejёs.

Nё kёtё plan operativ, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga Stacioni Policor Pejё dhe Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, tha policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy