Tallet Latifi: Ëndrra kosovare, me një votë bëhesh profesoreshë – rasti i Dudës është fenomen

by Nexhat

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratës së deputetes Duda Balje, e cila konfirmoi se i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup për një votë në parlament për VV-në..

Duda Balje e konfirmoi sot se i është përfolur pozita për të cilën kishte aplikuar por është refuzuar disa herë. Ajo tha se kjo ofertë i erdhi nga një person i afërt me VV-në.

banner

Për këtë, Blerim Latifi ironizoi paksa me situatën, duke e krahasuar Kosovën me ëndrrën amerikane.

“Kurrgjë nuk është ëndrra amerikane, çka është ëndrra kosovare: me një votë bëhesh profesoreshë. Duda nuk është veç një rast. Është fenomen”, shkroi Latifi në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy