Elivs Pupa reagon pas akuzave për shtëpinë e barit në Australi

by jonzefaj

Pas raportimeve që e lidhin emrin e tij dhe të bashkëshortes me një rast të dyshuar në Australi, aktori i njohur Elvis Pupa ka reaguar për herë të parë publikisht përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai i quan të pavërteta dhe keqdashëse lajmet që sugjerojnë se është “në kërkim” apo “është arratisur”.

banner

“Prej më shumë se një muaji jam në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë”, shprehet Pupa, duke i quajtur interpretimet e fundit si një përpjekje për manipulim informacioni dhe krijim sensacioni.

Sa i përket bashkëshortes së tij, Belina Pupa, ai thekson se ajo vazhdon aktivitetin profesional dhe është “plotësisht e lirë”. Procesi gjyqësor në Australi, sipas tij, është ende në zhvillim dhe është drejtësia ajo që do të japë fjalën e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy