BDI denoncon përjashtimin e shqiptarëve, Qeveria publikon arriturat|Video

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër pas avancimit të 26 nëpunësve maqedonas në Doganë, pa përfshirje të shqiptarëve. Qeveria i kundërpërgjigjet me një listë arritjesh në ekonomi, infrastrukturë dhe paga.

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një deklarate me shkrim, ka reaguar ashpër ndaj avancimit të fundit të 26 nëpunësve në Doganën e Maqedonisë së Veriut, të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar.

banner

Mes tjerash në reagim thuhet se “ky nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend”.

Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur këtë monopol institucional dhe për ta rikthyer drejtësinë atje ku e meriton, te të gjithë qytetarët” njësoj, thuhet në deklaratën me shkrim të lëshuar nga BDI.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar disa prej të arriturave të kësaj Qeverie. 6 Miliardë euro-Marrëveshja historike me Britaninë për investime kapitale.

Hapjen e pikave të përbashkëta kufitare në Bllacë dhe përgatitjen për hapjen edhe në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë.

300 milionë euro investime për komunat

35 milionë euro për Ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”

Zëdhënësja ka përmendur edhe rritjen e pagave në arsim për 12%, shëndetësi 15 % si dhe pensioneve për mbi 85 euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy