Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe në përpjekjen e 21-të.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të radhës ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë.
“Fatkeqësisht asgjë të re për të thënë. Kosova dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti Nga këtu i bëjmë thirrje që të reflektojë. Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për formim të institucioneve”, tha Çitaku.
Ajo tha se i bëjnë edhe njëherë apel që të reflektoi në mënyrë që të ecim tutje.
“Kërkoj falje që s’po kemi lajme më të mira me ju dhanë”, u shpreh Çitaku.
Ngërçi politik në Kuvend vazhdon prej 15 prillit, kur deputetët u betuan, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit, duke e mbajtur institucionin të bllokuar.