Deputetja e VV: Ata e dinë që i kemi numrat, nuk e votojnë Haxhiun sepse nuk e duan Kurtin kryeministër

by Nexhat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar partitë e tjera për ngërçin politik në Kosovë.

Ajo ka thënë se partitë se kanë problemin te Albulena Haxhiu, që është propozuar nga Vetëvendosja për kryeparlamentare, por duan ta “mbajnë të bllokuar edhe më tej institucionin më të rëndësishëm në vend”.

banner

“Nuk është problemi te znj. Haxhiu, por problemi qëndron në atë se ata duan ta mbajnë edhe më tej të bllokuar institucionin më të rëndësishëm në vend. Po e përdorin të vetmin mjet që e kanë në duar për bllokim, të mos marrin pjesë në votim”, ka thënë Kryeziu.

Madje deputetja në fjalë para fillimit të seancës deklaroi se partitë opozitare e dinë se Vetëvendosje i ka numrat për qeveri dhe për këtë arsye nuk po e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

“Partitë opozitare e dijnë që VV i ka votat për qeveri. Ata nuk duan që Albin Kurti të jetë kryeministër. Se kanë problemin me Albulena Haxhiun, por me Kurtin. Ata e dijnë se ne i kemi votat për Kurtin” – tha deputetja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy