Diaspora shqiptare në SHBA organizon pritje të përzemërt për presidentin Begaj

by Nexhat

Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Forumin për Partneritet dhe Paqe dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton.

Pritja u organizua nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”.

banner

Begaj i përgëzoi ata për mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e hapur nga kjo shoqatë. Gjatë takimit, presidenti risolli në vëmendje rrugëtimin e diasporës, duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve që i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës që nga fundi i shekullit XIX.

Gjithashtu, i pari i vendit shqiptar vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar, shkruan A2CNN, transmeton

Një falënderim të posaçëm, Begaj përcolli dhe për autoritetet lokale amerikane në Philadelphia, të cilat kanë mbështetur projektet e Diasporës, përfshirë dhe emërtimin e “Willits Road” me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Presidenti i Republikës vizitoi qendrën “Shtëpia e shqiptarit”, të ngritur nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, ku edhe takoi konsullin e nderit te sapo zgjedhur ne kete detyre mjekun e njohur Gentian Toshkezi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy