Dosja e plotë të operacionit “Ura”, si funksiononte grupi kriminal

by Nexhat

Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë të operacionit “URA” ku jepet një panoramë më e qartë sesi funksiononte grupi kriminial dhe nënndarjet e tij.

Në një rast u tentua të trafikohej kokainë nga Peruja në valixhet e trupave diplomatik ndërsa në Rotherdam u kap një sasi prej 2.2 tonësh drogë.

banner

Zbardhen episodet e tjera në dosjen e plotë e SPAK për grupin e Durrësit të drejtuar nga Elvis Doçi i njohur si “Visi i Pojës” i cili i shpëtoi arrestimit gjatë operacionit “ura” në bashkëpunim me antimafien e Barit.

Në bisedat e zbardhura në SKY ECC rezulton se grupi u investua me veprime konkrete për të trafikuar drogë edhe me valixhet e disa personave me pasaportë diplomatike që në korrik të vitit 2020 ishin me shërbim në Lima, Nikaragua dhe Guatemalë

Nga hetimet, por dhe fotot që shkëmbenin në chatin e enkriptuar rezulton se anëtarët e grupit kishin informacion mbi numrat e kontenierëve, kompanitë që i transportonin, anijet ku ishin ngarkuar si dhe datat e nisjes dhe mbërritjes.

Në një rast janë paguar 500 mijë dollarë amerikanë për sigurimin e 500 kg kokainë në Guajakil të Ekuadorit që do të trafikoheshin në Evropë.

Paratë janë kaluar nëpërmjet sistemit informal të njohur “ Hawala”, që është një metodë e transferimit të parave pa lëvizur në të vërtetë të holla fizike.

Po ashtu janë zbardhur edhe episodet e dërgimit të parave me autobusë në Shqipëri, ku shumat varjojnë nga 42 mijë euro deri në 280 mijë euro në dhjetëra episode me një total prej 4 milion eurosh

Elvis Doçi në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar deri më tani, dyshohet nga SPAK edhe për trafikimin e një sasie prej 2.2 tonësh kokainë, sekuestruar në Rotherdam të Hollandës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy