Islami publikon tjetër video nga Zubin Potoku: Politika fashiste e Vuçiqit po ushqen të rinjtë serbë me urrejtje ndaj shqiptarëve

by Nexhat

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ashpër ndaj skenave të përsëritura në veri të Kosovës, ku maturantë serbë shfaqen në rrugë me flamuj dhe këngë nacionaliste.

Në një postim në Facebook, Islami ka shpërndarë një video ku, sipas tij, dëshmohet qartë se si politika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq po indoktrinon të rinjtë me urrejtje ndaj shqiptarëve.

banner

“Ja si politika fashiste e Vuçiqit ushqen të rinjtë serbë me urrejtje për shqiptarët! Në Zubin Potok pamë të njëjtën skenë: maturantë serbë dalin në rrugë me flamuj dhe këngë nacionaliste që ngjallin urrejtje, me thirrje që nuk bashkojnë por ndajnë”, ka shkruar Islami.

Ai thekson se situata nuk është e rastësishme, por pjesë e një strategjie të organizuar nga Serbia për të përdorur të rinjtë si instrument për përçarje dhe destabilizim në rajon

“Kur në dy qytete, njëra pas tjetrës, të rinjtë shndërrohen në zëdhënës të nacionalizmit dhe në vegla të një narrativi të dirigjuar nga Serbia, nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me instrumentalizim të rinisë për përçarje dhe destabilizim”, thekson eksperti i sigurisë.

“T’i ushqesh fëmijët me urrejtje është akt i dhunshëm ndaj së ardhmes”, ka shkruar tutje Islami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy