Kadrijaj sugjeron që Vetëvendosje i ofroi pozitë në Shkup Duda Baljes përmes VLEN-it

by Nexhat

Deputetja boshnjake Duda Balje para pak ditësh ka konfirmuar informacionet që qarkullonin se asaj i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Për këtë ka folur sot deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila aludoi se këtë pozitë Vetëvendosje ia ka ofruar Baljes përmes koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, të cilin Vetëvendosje e kishte përkrahur gjatë zgjedhjeve atje.

banner

“Edhe këta i kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet”, tha Kadrijaj.

Ajo tha se Vetëvendosje është përpjekur t’i bindë deputetë të ndrysëhm të komuniteteve joshumicë për ta votuar kandidaten e tyre për kryeparlamentare.

“Ka pasur përpjekje për të bindur anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare, përfshirë edhe znj. Duda Balje dhe zotëri Hoxha, që janë deklaruar se kanë pasur komunikime me të gjitha palët. Megjithatë, qëndrimet e tyre janë të pavarura dhe individuale.

“Nuk kemi ndikim as mbi z. Hoxha, as mbi znj. Balje – janë deputetë të cilat vendosin në bazë të bindjes dhe vlerësimit të tyre. Ato vetë kanë deklaruar se nuk janë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimet e tyre publike kanë qenë të qarta në këtë drejtim”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy