Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Guxo dhe Alternativës, kanë kontaktuar me më shumë se dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i bindur që të jenë pjesë e saj, por se ata janë unik dhe veprojnë të bashkuar si LDK.
Sipas tij, koalicioni që ka dla i pari në zgjedhje, duhet ta kuptojë se veprimet për t’i bindur individualisht deputetët nuk krijon stabilitet politikë, pa një marrëveshje politike.
Haziri këto komente i bëri pasi për të 21 me radhë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
“Ka veprime por me deputetë individualisht. Kjo nuk e bën të besueshme një marrëveshje politike. Është legjitime që partia e parë me provuar që me i bind deputetët të bëhen pjesë e saj duke përfshirë transaksione, oferta dhe joshje politike por nuk krijon stabilitet, duhet të kuptojë partia e parë se pa një marrëveshje politike, pavarësisht me kënd , nuk ka stabilitet dhe nuk ka debllokim të situatës”, tha ai
Haziri është pyetur edhe për kontaktimin që ka bërë koalicioni i parë, disa deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Përtej dyve më shumë janë kontaktuar por është çështje që edhe ato takime i kanë zbardhur vet, që nënkupton që LDK është unike, ne veprojmë bashkë politikisht dhe jemi të interesuar me i dhënë oksigjen politik krejt kësaj situate, kështu që gjendja jonë,raporti, statusi është shumë i qartë, ne jemi këtu, kemi bërë një ofertë për një qeveri kalimtare, nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.
Ai tha se beson që racionaliteti politik do ta dërgojë drejt një marrëveshje politike për ta krijuar një shumicë dhe Kosova të debllokohet nga kjo marrje politike padrejtësisht.