Meghan Trainor bëri një paraqitje të shkëlqyer në tapetin e kuq të eventit “Wango Tango” të iHeartRadio këtë fundjavë, ku shfaqi për herë të parë rezultatet e operacionit të saj të fundit në gjoks.
Këngëtarja 31-vjeçare e hitit “Made You Look” kishte njoftuar më parë për këtë ndërhyrje përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar se i ishte nënshtruar një procedure për zmadhimin dhe ngritjen e gjoksit.
Trainor shkëlqeu me një fustan rozë me prerje të theksuara, taka të larta dhe një stilim elegant me flokë të lëshuara. Ajo tregoi vetëbesim dhe lumturi ndërsa pozoi përpara kamerave dhe më pas doli në skenë për të performuar, shkruan DailyMail.

Në një intervistë të mëparshme, këngëtarja kishte deklaruar se ndërhyrja ishte një hap i rëndësishëm për vetëbesimin e saj. “Gjithmonë kam pasur vështirësi ta dua gjoksin tim para se ta rregulloja… më në fund janë motra binjake dhe jo kushërira të largëta”, u shpreh ajo me humor.
Ndërkohë, Trainor dhe bashkëshorti i saj, aktori Daryl Sabara, kanë folur hapur për përdorimin e ilaçit Mounjaro – një medikament për diabetin e tipit 2, që gjithnjë e më shumë po përdoret edhe për humbje peshe. Çifti e ka kombinuar përdorimin e medikamentit me një regjim të rreptë ushqimor dhe stërvitjeje.

“Nuk ka turp nëse dikush zgjedh ta bëjë këtë për shëndetin dhe mirëqenien e vet,” tha Trainor gjatë një episodi të podcastit të saj. “Unë dhe Daryl e bëjmë gjithçka bashkë – nga palestra te pjata më të vogla për të kontrolluar porcionet”.
Me sinqeritetin dhe transparencën që e karakterizon, Meghan Trainor vazhdon të frymëzojë ndjekësit e saj me mesazhe për vetëpranim dhe kujdes për trupin.
