Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohet vendi për Evropë dhe ai për barazh

by Nexhat

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 në shtëpi përballë Feronikeli ’74

banner

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli të siguronte kualifikimin në fazën kualifikuese të ligës në Ligën e Konferencës, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanë rënë Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanë siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy