Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë.
“Pamje përrallore të Vermoshit”, ka shkruar Rama.
Vermoshi është një fshat turistik në qarkun e Shkodrës.
Viteve të fundit, ky fshat, është kthyer në një ndër destinacionet turistike të peferuara për turistët vendas dhe të huaj.
Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht me shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.
Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit, shkruan Abcnews.al
Krahas klimës dhe pamjeve fantastike, Vermoshi ofron mundësi të shumta për alpinizëm.