Shefja e re e policisë zvicerane: Kërcënohemi nga kriminelët shqiptarë dhe mafia kosovaro-shqiptare

by Nexhat

Shefja e re e policisë federale të Zvicrës, Eva Wildi-Cortes ka folur për krimin e organizuar dhe përshkallëzimin e dhunës nga grupet mafioze në shtetin helvetik.

Ajo tha në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag” se në Zvicër janë të vendosura organizata kriminale nga Shqipëria, duke denoncuar publikisht një rrjet të drogës që thotë se drejtohet nga mafia kosovaro-shqiptare.

banner

“Bëhet fjalë për organizatën e njohur italiane ’Ndrangheta’, e cila e përdor Zvicrën për pastrim parash. Por edhe për organizata kriminale nga Shqipëria, të cilat janë të përfshira si në prodhimin, ashtu edhe në dërgimin e drogës, për Mocro-Mafian nga Holanda, e cila shpërthen bankomate, si dhe për organizata nigeriane si Black Axe, të cilat fitojnë miliarda me mashtrime dhe shfrytëzimin e vajzave të reja në mbarë botën. Zvicra është shumë tërheqëse për këto grupe”, tha ajo kur u pyet për grupet kriminale.

E pyetur se si funksionojnë bandat e përmendura, ajo tha një shembull.

“Shembull: tregtia e kokainës. Importin e kokainës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, ndërsa ky import financohet nga mafia italiane. Sapo malli mbërrin në portin e Rotterdamit, përfshihet Mocro-Mafia, e cila kujdeset për transportin e mëtejshëm dhe shpërndarjen. Grupet lokale e shesin më pas lëndën në Bernë apo Zyrih. Zvicra shërben njëkohësisht si vend tranziti, si pikë shpërndarjeje dhe si treg përfundimtar”, tha Wildi-Cortes.

Ajo tha se jo vetëm në berberë dhe shisha-bare po pastrohen para në Zvicër.

“Jo vetëm. Grupet kriminale i pastrojnë paratë edhe përmes dyqaneve të Bubble-Tea, shërbimeve të shpërndarjes së picave apo agjencive turistike. Vitin e kaluar, një agjenci udhëtimesh e specializuar në udhëtime për në Ballkan, në qendër të qytetit të Lucernit, ishte objektivi i një operacioni të madh. Hetuesit e vëzhguan këtë agjenci për më shumë se një vit. Ata regjistruan 750 vizita nga të dyshuar si kurierë të drogës dhe të parave. Rrjeti i drogës drejtohej nga mafia kosovaro-shqiptare”, tha shefja e re e policisë zvicerane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy