Time Kadrijaj: S’presim asnjë ndryshim, Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin e qasjen e saj

by Nexhat

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj edhe në seancën e sotme po shkon me qëndrimin e njëjtë.

Ajo tha se dalja nga ngërçi aktual do të ndodhte vetëm nëse Vetëvendosje ndërron qëndrimin e saj.

banner

“Në fakt s’po presim asnjë ndryshim. Ndryshimi mund të vijë vetëm nga Vetëvendosje nëse e ndryshon kandidatin, ose ndryshon qasjen që të hiqen nga kjo praktikë e formës së votimit. Besoj që ndryshimi i kandidatit do të ishte zgjidhje e këtij ngërçi”.

Kadrijaj tha se AAK nuk ndikon në votën e deputetit goran Adem Hoxha, i cili iu bashkua Grupit Parlamentar të partisë së saj, por tha se Vetëvendosje ka bërë përpjekje për të bindur atë deputeten boshnjake Duda Balje.

“Ka pasur përpjekje për të bindur anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare, përfshirë edhe znj. Duda Balje dhe zotëri Hoxha, që janë deklaruar se kanë pasur komunikime me të gjitha palët. Megjithatë, qëndrimet e tyre janë të pavarura dhe individuale.

“Nuk kemi ndikim as mbi z. Hoxha, as mbi znj. Balje – janë deputetë të cilat vendosin në bazë të bindjes dhe vlerësimit të tyre. Ato vetë kanë deklaruar se nuk janë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimet e tyre publike kanë qenë të qarta në këtë drejtim”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy