Napoli po bën hapa konkretë drejt transferimit të bujshëm të Kevin De Bruyne, ndërsa mesfushori belg pritet të largohet nga Manchester City pas përfundimit të sezonit.
Pas ndeshjes së fundit ndaj Fulham që zhvillohet sot (25 maj), drejtuesit e klubit italian do të nisin kontaktet zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit për të shtyrë përpara marrëveshjen
Napoli ka vënë në tavolinë një ofertë trevjeçare me vlerë rreth 27 milionë euro në total, përfshirë pagën dhe bonusin e nënshkrimit, një ulje e konsiderueshme krahasuar me 25 milionët që De Bruyne përfiton aktualisht te City.
33-vjeçari do të jetë një agjent i lirë në verë dhe ndërsa po e shqyrton ofertën e Napolit, vendimi i tij pritet të ndikohet edhe nga dëshira për të qëndruar në Evropë dhe mirëqenia e familjes së tij
Një tjetër faktor që shton interesin është mundësia për t’u ribashkuar me Romelu Lukakun, në një projekt të ri nën drejtimin e Antonio Contes që pritet të marrë drejtimin e Napolit.
🚨🔵 More on Kevin De Bruyne. Napoli have planned more contacts to try seal the agreement early next week, right after his final game with Man City.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2025
Three year deal on the table, package worth €27m salary in three years including signing fee.
Decision expected by next week. pic.twitter.com/7hcaaa9A4j
Edhe pse ka interes serioz nga MLS dhe Arabia Saudite, Napoli është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e De Bruyne dhe për t’i ofruar atij një projekt konkurues në Serie A.
Një kapitull i ri duket në horizont për belgun, dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar nëse Napoli do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm