Zbulohet personi që ia dështoi sezonin Milanit dhe që mori mesazhin “shko në shtëpi”

by Nexhat

Tifozët e Milanit e humbën plotësisht durimin: në raundin e fundit të Serie A, në vend që të festonin, San Siro u shndërrua në një skenë rebelimi kundër drejtuesve të klubit.

Edhe pse kuqezinjtë fituan kundër Monzës 2-0, tribunat u mbushën me fishkëllima, fyerje dhe pankarta që synonin udhëheqjen e klubit, dhe një objektiv i veçantë ishte Zlatan Ibrahimovic, një ish-yll, tani këshilltar i bordit

banner

Tifozët më të zjarrtë nga Curva Sud e bënë të qartë se çfarë mendonin: i përshëndetën lojtarët me fishkëllima dhe fyerje, dhe në tribuna formuan mesazhin “Shkoni në shtëpi”. Stadiumi më pas këndoi në nder të Paolo Maldinit, legjendës që u përjashtua nga klubi nga menaxhmenti aktual, dhe pakënaqësia u përhap jashtë stadiumit: një masë tifozësh mbajtën një banderolë me emrat e Cardinale, Furlani, Singer, Ibrahimovic dhe të tjerëve, me mesazhin: “Të gjithë largohuni, çlirojeni Milanin nga kjo agoni. Me ju, dështimi është i garantuar”

Ibrahimovic ka pësuar ndoshta goditjen më të madhe në karrierën e tij në futboll. Mediat sociale u përmbytën me komente si “Turp të të vijë”, “Nuk je i denjë për Milanin” dhe “Artist i cirkut”. E gjithë kjo vjen pas një sezoni në të cilin projekti sportiv, pjesë e të cilit është ai, dështoi plotësisht: Milani u eliminua nga Liga e Kampionëve, humbi finalen e Kupës dhe mbeti pa Evropën për herë të parë që nga viti 2019

Le të kujtojmë se në fillim të vitit, Ibrahimovic deklaroi me bindje: “Unë jam shefi dhe unë vendos”, pas shkarkimit të trajnerit Fonseca, dhe e hodhi poshtë kategorikisht kundërshtimin e Zvonimir Boban ndaj zgjedhjes së një trajneri të ri. Megjithatë, pas një tjetër debakli, po shtohen spekulimet se ai do të largohet nga klubi këtë verë dhe se Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios, mund të zërë vendin e tij

Sezoni i harrueshëm mund të përkeqësohet edhe më shumë: rivalët e qytetit, Interi, po luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe një triumf i mundshëm i Nerazzurrëve do të ishte një goditje shtesë për tifozët tashmë të frustruar të Milanit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy