Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001

by Nexhat

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar për mospranimin e asnjë shqiptari në radhët e policisë serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kreu i këtij Këshilli Enkel Rexhepi shprehet se “në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar”.

banner

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, e ka cilësuar këtë si një sinjal alarmant dhe dëshmi të qartë të diskriminimit sistematik që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore të Serbisë.

“Kjo situatë është një rikthim i qartë në vitin 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga strukturat shtetërore, përfshirë edhe policinë. Mospërfshirja e shqiptarëve nuk është vetëm padrejtësi, por shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për bashkëjetesën”, thuhet në postimin e kryetarit Rexhepi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy