Një rast i shantazhit është raportuar në Fushë Kosovë, ku një burrë ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga një person tjetër me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale, nëse nuk i jepte para.
Ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2025, ndërsa Policia njofton se personi i dyshuar është identifikuar, arrestuar dhe është marrë në pyetje nga hetuesit.
Sipas raportit zyrtar të Policisë:
“Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se ishte shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur që do t’i postojë disa foto në rrjete sociale nëse nuk i jepte para. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”
Rasti është klasifikuar si “Shantazh” dhe hetimet po vazhdojnë.