Gjiganti italian i bën një ofertë të madhe Modricit për të qëndruar në Evropë

by Nexhat

Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric nuk do të ketë mungesë ofertash këtë verë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube. 

Pas një vendimi të klubit për të mos ia rinovuar kontratën për sezonin 2025/2026, Modric po përgatitet që t’i jap fund aventurës së tij 13-vjeçare në kryeqytetin spanjoll, por ai nuk e ka në plan që të pensionohet. 

banner

39-vjeçari vazhdimisht e ka shprehur dëshirën e tij për të nënshkruar një kontratë njëvjeçare në Madrid, që të luajë përtej moshës 40-vjeçare dhe ta udhëheqë Kroacinë në Botërorin e vitit 2026. 

Sidoqoftë, dëshira për një ndryshim në ‘Santiago Bernabeu’ ishte e fortë dhe Modric iu bashkua Carlo Ancelotitt në rrugën e largimit. 

Sipas një raportimi nga Diario AS, klubet nga MLS do ta përdorin Kupën e Bots për Klube si një pikënisje për të kontaktuar Modricin rreth mundësisë së transferimit në Amerikën e Veriut. 

Me fokusin e tij që është kryesisht tek Botërori 2026, qëndrimi në Amerikë do të ishte mjaft i dobshëm për të

Mediumi spanjoll Fichajes ka raportuar se një qëndrim në Evropë mund të jetë një opsion për Modric, i cili është i gatshëm të luajë në Ligën e Kampionëve dhe për një vit tjetër. 

Finalisti i këtij edicioni të garës më të madhe për klube, ka kontaktuar me përfaqësuesit e Modric pasi u konfirmua largimi i tij nga Spanja. 

Simone Inzaghi e ka bërë shprehi të punës së tij që të sjellë lojtarë me përvojë në ekipin e tij gjatë sezoneve të fundit dhe Modric mund të jetë i radhës për italianin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy