Greva e punëtorëve të “Pastrimit” vazhdon edhe në fundjavë – kërkesat mbeten të pandryshuara

by informim peje

Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon edhe në fundjavë, me protestën e tyre që mbahet përpara objektit të Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

banner

“Sot, me datë 25 maj 2025, ditë e diel dhe ditë vikendi, ne vazhdojmë të qëndrojmë në grevë. Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave tona nga ana e Komunës së Prishtinës. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen që na kanë ofruar gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë për gazetarët, për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në raportimet e sakta dhe të paanshme mbi kauzën tonë. Ne mbetemi të vendosur dhe stoikë në kërkesat tona – Greva vazhdon!” – ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy