Hoxha: LVV me PDK si “tenxherja me kapakun”

by Nexhat

Analisti politik Yll Hoxha, në emisionin “Debat Plus”, ka komentuar dështimet e njëpasnjëshme në Kuvend për zgjedhjen e Kryetarit të ri.

“Për fat të keq, edhe Albulena Haxhiu është edhe në pyetje edhe në pikëpyetje. Sepse s’di çka duhet më shumë se 20-21 votime mos me kapërcy, që me thënë dikush nëse është në pyetje apo në pikëpyetje,” u shpreh Hoxha.

banner

Ai theksoi se nuk mban mend ndonjë rast tjetër në historinë parlamentare ku një kandidat të ketë dështuar kaq shumë herë për të kaluar shumicën. “Një kandidat më i konfirmuar që nuk e kalon shumicën e Kuvendit nuk ka pasë në histori të Kuvendeve të dynjasë. Me i mbledhë krejt Kuvendet, s’besoj që u kanë dikush që 20 herë nuk ka kalu. Kështu që është edhe në pyetje edhe në pikëpyetje,” shtoi ai me një ton ironik.

Megjithatë, Hoxha u shpreh se nuk e sheh Haxhiun si burimin e problemit. “Nuk besoj që ajo është gjeneratori i problemit, mendoj që ajo është instrumenti i problemit.” Duke folur për justifikimin që Vetëvendosje po ia atribuon mungesës së Nismës, Hoxha ngriti dyshime serioze për vërtetësinë e këtij pretendimi. “Tash unë kam dyshime të thella, jo sepse nuk po i besoj Sadriut informacionet, por po besoj që ka najfar shkarje logjike. Nëse ka qenë NISMA problemi deri sot, do të ishin zgjedhë këto 21 seancat e para. Ka pasë shumë kohë dhe mundësi që të zgjidhej çështja e NISMËS, sepse nuk besoj që ka qenë ndonjë problem aq i madh sa mos të zgjidhet. Problemi është tjetërkund”, tha Hoxha

Ndër te tjera, analisti Hoxha thosë se koalicion i qëndrushëm do të ishte LVV me PDK, pasi VV-ja ka filluar t’i përngjajë PDK-së , si “tenxherja me kapakun”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy