Ish-deputeti i ndaluar i VV’së në Serbi, Gramoz Agusholli po udhëtonte drejt Sllovenisë

by Nexhat

Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se Agusholli u ndalua “ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë”.

banner

MPJ tha se “ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin”.

Bashkësisë ndërkombëtare iu bë thirrje që të reagojë menjëherë.

“MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy