Kurti reagon pasi ish-deputeti i VV u ndalua nga autoritetet serbe: Serbia s’lëshon rast pa treguar se s’do marrëdhënie fqinjësore

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi ish-deputeti Gramos Agusholli u ndalua në pikën kufitare Merdare e më pas u lirua.

Kurti tha se Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore

banner

“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë” , ka shkruar Kurti në Facebook të hënën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy