Lirohet ish-deputeti Gramos Agusholli pas ndalimit nga autoritetet serbe

by Nexhat

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, është liruar nga autoritetet serbe pasi u ndalua sot në pikën kufitare në Merdar, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ministria e Jashtme njofton se Agusholli tashmë ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit të planifikuar në Slloveni.

banner

MPJD shprehu shqetësim për ndalime të tilla, duke i cilësuar ato si praktika represive nga Serbia që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla”, thuhet në komunikatën e Ministrisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy