“Mandati IV vetëkorrigjues”, Rama: Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim falenderues në Pallatin e Brigadave ekipin që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha në fjalën e mbajtur me këtë rast se PS duhet të dëshmojë se do ta përdorë fuqinë e mandatit të katërt për të bërë realitet fjalët dhe për t’u vetëkorrigjuar për të bërë më të mirën

banner

“Duhet ta nisim nga vetja për të riparë nivelin e udhëheqjes, na duhet një mirëkuptim i plotë brenda nesh për të siguruar shqiptarët dhe BE me fjalë të përputhura me veprat se ne do ta përdorim fuqinë  e mandatit të katërt. Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar. Duke u përpjekur të reflektojmë për këtë besoj se mbi të gjitha kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne aq më shumë do përfitojë Shqipëria. Unë me disa këtu nga koha e vjetër e kemi parë këtë familje në errësirë dhe dritë”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy